Pultin, kokoshkat, batanijen: Lista e filmave të dhjetorit është gati

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Periudhë festash! Koha ideale për të qëndruar më gjatë në shtëpi, për të shijuar një kakao të nxehtë, dhe për të ndjekur filmat e fundit në Netflix dhe jo vetëm.
Por cilat janë prodhimet më të reja që do të na gozhdojnë para televizorit këto kohë?
Nga komedia e zezë “Landscapers”, te drama kriminale “Aranyak” dhe “Sex and the City”, Amy Charles rendit filmat apo serialet e padiskutueshëm të këtij sezoni festiv.

“And Just Like That”
Disa nga personazhet më të dashur të viteve ’90, këtë vit rikthehen sërish.
Carrie, Miranda dhe Charlotte nga “Sex and The City” janë rikthyer, tani në të 50-at e tyre dhe duket se janë akoma magjepsëse, ambicioze dhe gazmore si kurrë më parë.

“A Very British Scandal”
Prodhim i krijuesve të “A Very English Scandal” prodhim i vitit 2018, me Hugh Grant në rolin e politikanit të turpëruar Jeremy Thorpe, vjen me “A Very British Scandal”, që tregon historinë e një kauze tjetër të famshme: divorcin e Dukës dhe Dukeshës së Argyll, një nga më famëkeqit e shekullit të 20-të
Julia Davis dhe Phoebe Nicholls janë bashkë-aktorë në film.

Landscapers
Në maj 1998, Patricia dhe William Wycherley u qëlluan për vdekje në shtëpinë e tyre në Nottinghamshire dhe u varrosën në kopshtin e tyre.
Vrasësit e tyre – vajza e tyre dhe burri i saj – Susan dhe Christopher Edwards kaluan 15 vitet e ardhshme, duke vjedhur 245 mijë euro nga paratë e tyre dhe duke i shpenzuar ato në relikeve të Hollivudit.

Harlem
Nga Tracy Oliver – krijuesja e filmit hit “Girls Trip” – vjen edhe kjo komedi e re, përsëri rreth katër miqve më të mirë, këtë herë të gjithë në të 30-at dhe që jetojnë në lagjen titullare të Nju Jorkut.
Meagan Good (Deception), Grace Byers (Empire), Shoniqua Shandai dhe Jerrie Johnson luajnë si katër aktorët kryesorë, profesor, stilist, këngëtar dhe sipërmarrës teknologjik, respektivisht, secili duke u përpjekur të kuptojë dashurinë, jetën dhe karrierën e tyre.

Emily në Paris
Sezoni i parë u kritikua nga francezët, të cilët e quajtën qesharake, ku Addison Nugent nga “BBC Culture” shkruante se ishte “një paradë e çdo klisheje të Hollivudit për jetën në kryeqytetin francez”.
Por, pavarësisht talljeve nga shumë njerëz, ky roman i shijshëm i “peshkut jashtë ujit” shkaktoi impakt.
Ai u shikua nga 58 milionë familje në 28 ditët e para, u nominua për Emmys dhe Golden Globes dhe u rinovua për një sezon të dytë brenda pesë javësh nga publikimi.
Emily e Lily Collins po hynte në ritmin e jetës parisienë nga fundi i sezonit të parë, po shkonte mirë në punë dhe duke bërë miq dhe të dashuruar (megjithëse me disa kompleksitete të bashkangjitura, natyrisht).
Por traileri i serialit të ri tregon Emily-n duke udhëtuar drejt jugut, duke pushuar në Saint Tropez idilik me shoqen Mindy (Ashley Park).

La Casa Del Papel
Vazhdimi i sezonit të fundit të serialit që ka thyer rekorde kthehet në fillim të dhjetorit duke i dhënë fund sagës së vjedhjeve nga banda më e dashur dhe e ndjekur prej publikut./revistawho.com

You may also like