Pudra e fëmijëve me përbërës kancerogjenë – Shqip

by admin
Spread the love

Sipas një raporti të publikuar nga “Reuters” ku thuhet se kompania e pudrës së fëmijëve Johnson&Johnson e dinte se në përbërjen e kësaj pudre ndodheshin përbërës kancerogjenë.

Dhe menjëherë pas këtij raportimi aksionet e kësaj kompanie kanë rënë dukshëm, pasi që jo vetëm kompania thuhej se ishte në dijeni për këtë përbërës por edhe avokati i kësaj ndërmarrje, menaxherët, mjekët, shkencëtarët etj.

Në këtë pudër është gjetur sasi e azbestit, i cili është një prej mineraleve më të rrezikshme që kur bie në kontakt me organizmin e njeriut shkakton kancerin e mushkërive, laringut etj, njofton Klan Kosova.

Në anën tjetër kjo kompani e mohoi këtë lajm duke thënë se nuk ka përbërje të këtij minerali në pudër.

You may also like