Publikohet video kur Donaldi në “Big Brother” numëronte ditët për ditëlindjen e Bora Zemanit

by admin
Spread the love

Javën e kaluar Bora Zemani festoi 30-vjetorin e lindjes, ku moderatorja e Për’Puthen kishte organizuar një festë madhështore me njerëzit e saj më të afërt.

Madje, po atë ditë mbi shtëpinë e Big Brother VIP kaluan 3 parashuta që kishin të bënin pikërisht me Borën dhe Donaldin.

Por, tani është publikuar një video ku shihet Donaldi kohë më parë duke numëruar ditët e ditëlindjes së Borë.


Kujtojmë se Donaldi i dha fund raportit me Bora Zemanin pasi kaloi mbi një muaj në shtëpinë e Big Brother VIP.

Pasi i kishte dërguar një varëse në përvjetorin e njohjes dhe e takoi gjatë qëndrimit në shtëpi, ai tha se nuk mori asnjë sinjal nga ajo, kështu që vendosi të ndiqte një rrugë tjetër, atë me këngëtaren Beatrix Ramosaj.


You may also like