Publikohet traileri i sezonit përmbyllës të serialit “La Casa de Papel”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Netflix ofroi një vështrim në episodet e fundit të dramës së tij të suksesshme globale ” Money Heist ” të shtunën (25 shtator), duke zbuluar tensionin e madh midis ekipit, prërmes një traileri.

“La Casa de Papel “, e njohur edhe si “Money Heist”, do të nisë pesë episodet e saj të fundit më 3 dhjetor, shkruan Variety.

Netflix theksoi se seriali është drama e tij më e shikuar që nuk është në gjuhën angleze, e cila është parë nga 180 milionë familje në botë.

E vendosur në Madrid, “La Casa de Papel” flet rreth një grupi grabitësish, të cilët vendosin të hyjnë në monedhën spanjolle për të vjedhur miliona euro.

Suksesi i serialit përtej kufijve të Spanjës dhe Evropës ishte një sinjal i hershëm për Netflix se thellimi i strategjisë së gjuhës lokale do të paguante dividentë në planin afatgjatë.

Volumi i parë i sezonit final u lansua më 3 shtator, duke përfunduar me vdekjen e një prej personazheve kryesor “Tokyo”, që nxiti kështu edhe më shumë kureshtjen e fansave për vazhdimësinë e serisë spanjolle.

 


You may also like