Publikohet traileri i filmit “Lugina e djalit”, filmi i parë shqiptar i zhanrit horror – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

16:06 | 1 Nentor 2021

Dje për Halloween është publikuar traileri i filmit të parë shqiptar i zhanrit horror.

Lajmin e ka bërë të ditur aktori dhe producenti i njohur shqiptar Ergys Keta me anë të një postimi në profilin e tij në instagram, shkruan lajmi.net.

“Lugina e djalit” është titulli i filmit të cilit iu publikua traileri por që së shpejti do ta kemi edhe në kinematë tona.

“Sapo doliii nga furra traileri i filmit @lugina.e.djalit mbas nje pune te palodhur te stafit dhe e mbyllur ne kohe rekord xhirimet nuk kam cfar te them tjeter pervec qe shpresoj tju pelqeje sado pak traileri me i vecant qe keni pare ndonjeher ktu ne vendin tone!!
Falenderoj shume @edi_gjerani per punen e palodhur 💪
@onemore.al cunat qe nuk reshtin kurr se punuari. E te gjithe stafin e aktoret figurantet qe kane marr pjese ne kte projekt gjigand.. shpresoj te na mbeshtetni sado pak”, ka shkruar Ergysi.

Në vazhdim mund të ndiqni trailerin në videon e mëposhtme./Shqip/

You may also like