Publikohet renditja e klubeve shqiptare në listën e IFFHS, Drita dhe Prishtina janë në listë nga Kosova

by admin
Spread the love

Për herë të parë në histori, një klub brazilian është në vendin e parë në renditjen e IFFHS për klube.

SE Palmeiras, doli i pari, ndërsa Atletico Mineiro, rivali i tij brazilian, zuri vendin e dytë.

Manchester City, doli në podium, duke u bërë Klubi më i mirë evropian 2021, përpara fituesit të UEFA Champions League, Chelsea.

Sa u përket klubeve tona, Drita dhe Prishtina janë të vetmet skuadra në këtë listë.

Drita zë vendin e 305-të, duke lënë pas klube si Antalyaspor, Borussia M’gladbach, Everton e Aston Villa.

Prishtina zë vendin e 343, duke lënë pas klube si Standard Liege, Genoa, Spezia Arminia e Hertha.

Klubi shqiptari i renditur më lartë është Laçi, që zë vendin e 285-të. Pas tyre vijnë Vllaznia e Shkodrës (312) dhe Partizani (347), transmeton olle.

Shkupi është I vetmi klub tjetër që zë vend në mesin e më të mirëve, duke zënë vendin e fundit apo të 390.

You may also like