Publikohet letra e dashurisë e Luizit për Kiarën një ditë para Shën Valentinit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një ditë para ditës së të dashuruarve, Shën Valentinit “Vëllai i Madh” i ka ngarkuar “të burgosurit” e burgut të “Big Brother VIP Albania” të shkruajnë nga një letër dashurie personit të tyre të zemrës.

Ndonëse Luizi gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka lënë gjë pa thënë e bërë për Kiarën ai sërish i hodhi dy fjalë në letër. “Kiara të dua! P.s po të thërras,” shkruan Luizi në letrën e tij drejtuar moderatores.

Mesa duket kur nuk i kërkohet, por i vjen natyrshëm Luizi thotë shumëçka, ndërsa në një situatë të tillë me “urdhër nga lartë” ai ka zgjedhur të shprehet shkurt dhe qartë.Kujtojmë që “Big Brother”, para dy ditësh, futi një zarf të zi në shtëpi, ku në të thuhej se Luizi, Olta, Armaldo dhe Kristi vazhdojnë të injorojnë rregullat e kësaj loje, njëra prej të cilave është edhe diskutimi për nominimet.

Për këtë arsye “Vëllai i Madh” i penalizoi banorët duke i “burgosur” në “Burg Brother Vip”. Dënimi filloi që nga mbrëmja e të shtunës deri në Prime-n e ardhshëm, pra këtë të martë.Të shtunën kujtojmë që dy banorë të rinj ju bashkuan shtëpisë, Beati dhe Ermiona.

You may also like