Publikohet edhe një foto që dëshmon se Pique e kishte tradhtuar Shakirën edhe në shtëpinë e tyre

by admin
Spread the love

Janë shfaqur pamjet të cilat thuhet se tregojnë të dashurën e re të Gerard Piques në shtëpinë e familjes së futbollistit para ndarjes së tij nga gruaja, Shakira.

Këngëtarja raportohet se ka mbetur e shtangur nga pamjet e zbuluara nga gushti 2021, që u realizuan dhjetë muaj para se të njoftonte se ishte ndarë nga partneri i saj prej 11 vitesh.

LEXO EDHE KETE

“Fëmijët në spital, ai bën hiking”, Tuna shpërthen ndaj Patrisit, e krahason me jashtëqitje

Clara Chia Marti duket se është në sfondin e një interviste që futbollisti bëri nga shtëpia e tij në Barcelonë, kurse artistja e famshme asokohe ishte jashtë vendit së bashku me dy fëmijët.

Pamje të papublikuara nga një intervistë e Piques

Gerard u shfaq me të dashurën dhe kolegen e tij, Clara Chia Marti, 23 vjeçare, pasi konfirmoi ndarjen nga Shakira verën e kaluar. Reklama

Pamjet e intervistës tregojnë një grua që i ngjan Claras duke hyrë në intervistë, ndërsa Gerard fliste me shërbimin amerikan të transmetimit të drejtpërdrejtë të videos, Twitch.

Një burim i brendshëm pretendon se Gerard, 35 vjeç dhe Shakira, 45 vjeçe, jetonin ende ‘të lumtur’ në atë kohë.

Shakira dhe Pique

Burimi tha se këngëtarja është ‘shkatërruar kur mësoi se kjo grua ndihej qartë si në shtëpinë e tyre që ata e ndanin me fëmijët.

“Është shkatërruese për të të mësojë se kjo lidhje kishte vazhduar për shumë më gjatë nga sa e imagjinonte ajo.

Pique dhe Clara Chia

Shakira u duk se e goditi ish-in e saj me një postim të Vitit të Ri për tradhtinë, duke thënë në një mesazh në Instagram: “Megjithëse plagët tona mbeten të hapura në këtë vit të ri, koha ka duart e një kirurgu”. Reklama

“Edhe pse dikush na ka tradhtuar ne duhet të vazhdojmë të besojmë. Përballë përbuzjes, vazhdojmë të vlerësojmë veten”.

Shakira me fëmijët e saj

“Sepse ka më shumë njerëz të mirë se të pahijshëm. Më shumë njerëz me ndjeshmëri sesa indiferencë”, thuhet më tej.

Ish-çifti njoftuan ndarjen e tyre në qershor pas 11 vitesh së bashku.

You may also like