Publikohen fotografi të rralla nga fëmijëria e Dua Lipës, kur pozonte me shoqet e shkollës si modele

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është duke zhvilluar turneun e saj “Future Nostalgia” në Mbretërinë e Bashkuar, pak muaj pasi e realizoi të njëjtin në Amerikë.

E duke qenë në vendlindjen e saj, Dua është ndjerë më mirë se çdo herë tjetër në të gjitha koncertet që ka zhvilluar anë e mbanë ishullit britanik.

Në një nga koncertet e fundit, 26-vjeçarja pati rastin që në prapaskenë të takojë disa nga mikeshat e saj të fëmijërisë.

Dhe si për dhuratë, ajo mori një album fotografik nga nëna e një prej shoqeve të saj, e cila kishte ruajtur fotografitë e Duas kur ishte e vogël dhe pozonte bashkë me shoqet.

Në fotografitë e ndara tashmë me 82 milionë ndjekësit e saj në Instagram, këngëtarja e hitit “New Rules” mund të shihet duke marrë poza modelesh bashkë me shoqet në vegjëlinë e tyre.

“Natën e shfaqjes sime në Londër, shoqja ime më e mirë e shkollës fillore më dha një album fotografik të mbushur me fotografi që mamaja e saj kishte bërë nga ne dhe shoqet kur ishim të vogla ~ Unë kam qenë gjithmonë më e vogla në klasën tim”, ka shkruar Lipa në mbishkrimin e fotografive.

Dua përndryshe është duke zhvilluar këtë turne në sajë të albumit të saj të dytë, “Future Nostalgia”, i cili u publikua në vitin 2020 dhe rezultoi mjaft i suksesshëm.


You may also like