PSG shkurorëzon kampionët, Messi shënon për herë të parë në 2022

by admin
Spread the love

PSG konfirmon se nuk ka rivalë në kampionatin francez, pasi ka mposhtur në transfertë 5-1 kampionët në fuqi të Lille.

Skuadra e Pochettinos ka dominuar të gjithë takimin dhe falë këtij suksesi ka blinduar vendin e parë në renditje, sepse tashmë ka shkuar në 13 pikë diferenca me vendin e dytë.

Pereira zhbllokon sfidën shumë shpejt por Lille barazon me Botman. Miqtë kalojnë sërish në avantazh me Kimpembe, ndërsa Messi, që shënon golin e parë në vitin 2022, çon shifrat në 3-1.

Në pjesën e dytë është sërish Pereira që shënon, ndërsa Mbappe vulos këtë fitore të madhe, duke shënuar golin e pestë për parizienët.

Francë-Ligue 1 / Java e 23-të
Lille-PSG 1-5
Shënues: Botman 28’/ Pereira 10’, 51’, Kimpembe 32’, Messi 38’, Mbappe 67’

/ oversport.tv

You may also like