PSG në dyshim të gjithë, nga Galtier te Messi e Mbappe!

by admin
Spread the love

Paris Saint German nën “breshërinë” e kritikave pasi u eleminua në 1/8 e Champions League, për të dytin vit radhazi dhe për të pestën herë në 7 edicionet e fundit.

Qindra miliona të shpenzuara për një skuadër play-station, por që dështon në fushë ku yjet nuk mjaftojnë.

Madje yjet eklipsohen pasi edhe me Neymar të dëmtuar Messi e Mbappe mbeten në hije pa bërë të ndihet prezenca e tyre në fushë. Siç shkruajnë mediat franceze tani e ardhmja e skuadrës, dhe e yjeve është në diskutim.

Pikë së pari ajo e trajnerit Galtier, por edhe e argjentinasit që i skadon kontrata në qershor dhe e Mbappe që pas ndeshjes mbolli dyshim me deklaratën, “E vetmja gjë që ka rëndësi për mua në këtë sezon është të fitojmë Ligue 1 dhe pastaj do të shohim”.

Ai që dridhet më shumë pas dështimit të radhës është Galtier, aq sa presidenti Nasser Al-Khelaifi , siç shkruajnë mediat franceze ka programuar një takim me gjithë kastën drejtuese për të analizuar situatën dhe për të marrë vendimin për pushimin e menjëhershëm të trajnerit.

Në radhë të parë për ta zëvendësuar është Thomas Tuchel, i pushuar nga PSG në vigjiljen e Krishtlindjeve në 2020, dhe që fitoi dy kampionate të Ligue 1 duke e çuar skuadrën edhe në finalen e Champions ku pastaj humbi me Bayernin.

Në dyshim edhe qëndrimi i Messit, takimi i fundit mes babait-agjent dhe drejtuesve parizienë nuk ka sjellë hapa përpara. Sipas të përditshmes L’Equipe, ajo sfidë në Bavari mund të ketë qenë e fundit për argjentinasin në Champions me fanellën e PSG. Mbappe ndërkohë reflekton!


Top Channel

You may also like