PSG ka gati planin B në rast se largohet Kylian Mbappe

by admin
Spread the love

Kylian Mbappe duket se është një hap larg rinovimit me PSG, por klubi kryeqytetas në rast se nuk shkon gjithçka sipas parashikimeve, e ka edhe një plan B. Sipas asaj që raporton Marca, parizienët nuk kanë siguri pasi një ndërhyrje e Realit mund ta bëjë Mbappe që të ndryshojë mendim.

Për rrjedhojë ata kanë gati edhe alternativën që do të zëvendësojë yllin farancez. Bëhet fjalë për yllin e Benfica, Darëin Nunez. Sulmuesi portugez ka zhvilluar një sezon fantastik me Benfican dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane, midis tyre edhe PSG.

Për rrjedhojë, në rast se Mbappe do të largohet, ai është i përzgjedhuri nga drejtuesit e PSG. Me 6 gola në Champions dhe 26 në kampionat, vlera e Nunez është rritur ndjeshëm dhe Benfica kërkon për kartonin e tij 150 milionë euro, nëse i referohemi klauzolës së lojtarit. Megjithatë, sipas asaj që raporton Marca, klubi portugez mund të pranojë edhe një shifër më të ulët. /oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook

You may also like