PSG-ja i kërkon Barcelonës shkëmbimin Aguero – Icardi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sulmuesi i PSG-s, Lionel Messi raportohet se e dëshiron Sergio Agueron në “Parc des Princes”.

Argjentinasi ende nuk është përshtatur mirë me parisienët, duke shënuar vetëm një gol deri më tani.

Kësisoj, PSG vetëm për ta bërë të lumtur yllin e tyre dëshirojnë të nënshkruajnë me Agueron.

Parisienët janë të gatshëm t’ia ofrojnë Barcelonës Mauro Icardin në një marrëveshje shkëmbimi për Agueron.

Siç raporton “El Nacional”, Messi dëshiron të bashkohet me bashkatdhetarin e vet argjentinas në kryeqytetin francez.

Aguero u transferua te Barça për të luajtur së bashku me Messin dhe u “shkatërrua” kur mësoi se po largohej nga gjiganti spanjoll.

Ndërkohë, Icardi nuk ka kaluar mirë me Messin as në kombëtare dhe të njëjtën gjë po e bën edhe në Paris, prandaj tani rrezikon largimin nga klubi. /Zeri.info.

You may also like