PSG bën detyrën ndaj Angers, por Marseille i shtyn festën e titullit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Është luajtur java e 33 e Ligue 1 me PSG që iu shty festa për titullin kampion pas fitores që Marseille arriti kundër Nantes. Kështu, parisienët edhe pse triumfuan përballë Angers në transfertë me rezultatin 3-0 e shtynë për javën tjetër fitoren matematike të titullit. Mbappe, Ramos e Marquinhos ishin lojtarët që shënuan për PSG.

Marseille sakaq përmbysi Nantes me rezultatin 3-2. Edhe pse e panë veten dy herë në disavantazh, ekipi i Sampaoli ia doli të triumfonte në fund falë dy golave të Payet me 11-metërsh dhe Harit që vulosi rezultatin final.

Kampioni në fuqi Lille, u mposht nga Reims me rezultatin 2-1.Goli i Renato Snches nuk mjaftoi për Lille që të dilnin të paktën me një pikë nga ky takim, ndërkohë që nga minuta e parë u aktivizua edhe Edon Zhegrova.

Humbje edhe për Lyon që u mposht po me rezultatin 2-1 nga Brest.

Monaco ia doli të fitonte minimalisht përballë Nice me rezultatin minimal 1-0 falë golit të Golovin. Nga ana tjetër fitorja e Strasbourg përballë Rennes e bëri më të bukur luftën për një vend në Champions pasi, Rennes, Strasbourg e Monaco ndodhen me pikë të barabarta për vetëm një vend në kompeticionin më prestigjioz europian.

Fituan gjithashtu në këtë javë Lorient përballë Metz me rezultatin 2-0, Clermont në transfertë kundër Troyes me rezultatin 1-0 dhe Lens përballë Montpellier me rezultatin 2-0. Sfida e vetme që përfundoi në barazim ishte Borddeaux-St Etienne me rezultatin 2-2. /oversport.tv

Foto: Paris Saint-Germain, Twitter

You may also like