Pse të gjithë po thonë se Irina Shayk dhe Bradley Cooper janë ribashkuar?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dyshja e famshme Irina Shayk dhe Bradley Cooper, të cilët janë edhe prindër të një fëmije, kanë nxitur së fundmi thashetheme për një ri-bashkim të mundshëm, pasi u panë duke shijuar një shëtitje së bashku në zonën e West Village të Manhattan, fundjavën që shkoi. Ajo që tërhoqi vëmendje ishte fakti se teksa po shëtisnin bashkë, aktori i njohur po e mbante supermodelen të mbështetur në krahun e tij.

Cooper kishte veshur një pallto mbi një bluzë dhe xhinse me nuanca të errëta, ndërsa atletet me ngjyrë ulliri dhe lidhëse të kuqe

Nga ana tjetër Irirna kishe vendosur të vishte një xhakete të zezë mbi një këmishë të bardhë duke i kombinuar edhe me pantallona të zeza.

Çifti është ndarë që në 2019-ën, por u deshën veç dy kaq foto që fansat e të dyve të nisin me shkrime dhe komente. Por se si qëndron e vërteta vetëm mund të na e thonë./revistawho.com

You may also like