Pse tabletat duhet të pihen me shumë ujë? – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Disa ilaçe kanë efekt korroziv, kështu që nëse mbeten në ezofag, me gjasë nuk do ta ndjeni dhembjen, meqë aty nuk ka receptor për dhembje. Marrja e tabletave pa ujë mund ta dëmtojë ezofagun, apo edhe mbylljen të tij. Disa tableta mund të shkaktojnë ulçerë apo plagë të cilat mund të jenë fatale.

Në udhëzimet e çdo tablete shkruan që të pihen me shumë ujë, e shumica e mjekëve na e thotë këtë me rastin e përshkrimit të recetave. Nëse e konsumoni ndonjë tabletë pa ujë, mund ta ndieni një dhembje të madhe në gjoks, duke ju bërë që të mos mundeni më të vini asgjë në gojë, e as të përpini.

Kjo mund të çojë deri te një dehidratim i rrezikshëm, sidomos te pleqtë, të cilët pinë edhe nga disa tableta në të njëjtën kohë. Shumica e ilaçeve që përdoren sot, duke e përfshirë edhe vitaminën C, mund të shkaktojnë inflamacion të ezofagut. Për këtë shkak, rëndësi të madhe ka që çdo tabletë ta pini me sa më shumë ujë.

You may also like