“Pse ta ndaj me të tjerat?”, Dalina Buzi tregon arsyen pse e mban “sekret” burrin e saj

by admin
Spread the love

Edhe pse është aktive në rrjetet sociale dhe e shohim çdo javë në televizion, Dalina Buzi e ruan shumë jetën e saj private. Ajo ndan me ndjekësit në Instagram biseda dhe situata me vajzat e saj, por nuk e përmbend pothuajse asnjëherë bashkëshortin.

Kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga një ndjekës i saj, i cili së fundmi e ka pyetur Dalinën rreth arsyes. Opinionistja u përgjigj duke thënë: “Arsyeja është sa e thjeshtë aq edhe e komplikuar, por do ta përmbledh me një fjali: “Nuk ia ndjen fare që të dalë dhe mua s’ma ndjen ta ndaj me të tjerët. Pse duhet ta ndaj burrin me të tjerët?”

Kujtojmë se Dalina Buzi i është bashkuar “Dancing With the Stars” në rolin e anëtares së jurisë. Pak kohë më parë ajo u pyet nga ndjekësit në rrjetet sociale, për mendimin e saj rreth prezantimit të Bora Zemanit në natën e parë të “Dancing With the Stars.”

Dalina shkroi se diçka e mirë te Bora Zemani është fakti se nuk ka protagonizëm, ndërsa shton se është shumë e mirë për këtë format…

You may also like