Pse shqiptarët pinë kafe me sheqer? – Shqip

by admin
Spread the love

Pyetja e shumë personave se pse shqiptarët pinë kafe herët në mëngjes, tashmë ka një përgjigje me bazë shkencore. Shkencëtarët spanjollë bëjnë të ditur se një kafe me sheqer është pija më e mire në përgatitjen e trurit, për një ditë të zënë me punë.

Daily Mail bën të ditur se specialist të Universitetit të Barcelonës në Spanjë, vërtetuan se marrja në të njëjtën kohë e kafeinës dhe sheqerit ndikon më shumë në performancën e trurit. Shkencëtarët besojnë se kafeja dhe sheqeri rrisin ndikimin mbi funksione të trurit si kujtesa. Krahas kësaj ato analizuan skanimet e trurit të 40 pjesëmarrësve pasi kishin pirë ujë, kafe me sheqer dhe pa sheqer.

Në studimin e publikuar në revistën “Journal Human Psychopharmacology: Clinical and Experimental” bëhet e ditur se sheqeri dhe kafeja duke rritur ndikimin e dy pjesëve të trurit, të cilat janë përgjegjëse për kujtesën dhe kohën e përqendrimit të trurit përforcojnë performancën mendore. Duke theksuar se truri është më frytdhënës nën efektin e këtyre dy lëndëve, studiuesit pohuan se personat të cilët nuk e pëlqejnë kafenë me sheqer duhet të mësohen me pak sheqer për të përfituar nga ky ndikim pozitiv.

You may also like