pse ranë nga qielli 200 zogj të ngordhur? – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pamja çmeritëse e mund të shihej para një spitali në Ferrol, Spanjë, të premten. Rreth 200 zogj të ngordhur ranë në rrugën përballë ndërtesës.

Ato ishin kudo; duke rënë në rrugë, makina, madje edhe njerëz. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.

“Ata fluturuan nga një pemë ngjitur me spitalin, fluturuan disa metra dhe më pas ranë në tokë. Autoritetet menjëherë urdhëruan që shpendët e ngordhura të largoheshin nga rrugët dhe të dërgoheshin për analiza,” tha presidenti i shoqatës lokale të qytetarëve Mapi Rodriguez.

Ai shtoi se analizat përfundimtare të rezultateve janë ende në pritje.

Rezultatet e analizave paraprake tregojnë se zogjtë me shumë gjasa kanë ngordhur nga goditja elektrike. Ata fluturojnë shumë afër njëri-tjetrit dhe edhe nëse njëri prej tyre do të përplasej me një kabllo elektrike, mund të rrezikonte lehtësisht të tjerët në grup.

Pas analizave përfundimtare, ata do të publikojnë informacionin përfundimtar nëse zogjtë kanë ngordhur vërtet pas goditjes elektrike, apo ndoshta bëhet fjalë për ndonjë sëmundje të tyre. /tesheshi.com/

You may also like