“Pse nuk reagon sot kryetari për Papulin?” Analisti i njohur: Lëvizjet e Berishës e kanë dëmtuar Bashën

by admin
Spread the love

Pak kohë më parë, opozita bëri një sërë denoncimesh ndaj biznesmenit Agron Papuli, për përfitimin e disa tenderave miliona euro.

Janë gati 23 milionë euro për të cilat PD e akuzon Papulin se i ka përfituar nga qeveria Rama, por së fundmi emri i tij nuk po përmendet më nga Lulzim Basha dhe opozita.

Analisti Arben Meçe tha në “Zona Zero”, se Basha ka ndjekur vazhdimisht një strategji. Sipas tij, kryedemokrati bën denoncime ndaj oligarkëve, por nuk i çon ato deri në fund.

Tani Basha është në një krizë të madhe. Lëvizjet e Berishës e kanë dëmtuar. I duhet një tribunë ku të manifestojë një farë autoriteti dhe prezence. Basha denoncoi dy oligarkë që i fuste në sferën e aferës. Por kur flet për oligarkët duhet të shtohet lista. Basha flet për njërin, pastaj e harron, pastaj flet për tjetrin dhe e harron. Në qoftë se Papuli ishte oligark që u bë objekt i një konference për mediat, sot Basha nuk flet më. Pse? “, tha Arben Meçe.

You may also like