‘Pse nuk e ke vënë kryqin e babës?’, Luizi pyet Kiarën. Ajo i përgjigjet: S’më shkon me veshjen

by admin
Spread the love

Varësja që Luizi i ka dhuruar Kiarës duket se shpesh bëhet temë bisede mes tye.

Mbrëmjen e djeshme Kiara e kishte hequr teksa kjo gjë i ka rënë në sy Luizit.

Teksa e pyeti se pse e kishte hequr varësen, Kiara me ftohtësi u shpreh se nuk i shkonte me veshjen dhe ndaj nuk po e mbante gjatë spektaklit.

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë pa dyshim një nga çiftet më të dashur e më të komentuar nga publiku shqiptar. Dyshja kanë nisur një marrëdhënie në shtëpinë e Big Brother VIP, teksa përkushtimi i Luizit kundrejt Kiarës është mjaft i pëlqyer nga ndjekësit e çiftit.

Pak javë më parë, këngëtari i dhuroi varësen me kryq të të atit Kiarës, si simbol dashurie për të. Por, kjo varëse bëhet shpeshherë objekt bisede mes dyshes. Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa pak para spektaklit të së shtunës, Luizi e pyeti Kiarën se përse e kishte hequr varësen.

Moderatorja iu përgjigj se ajo nuk e kishte vënë sepse nuk i shkonte me veshjen, një përgjigje që nuk i pëlqeu aspak Luizit, i cili i tha se ajo shkon me gjithçka. Por, Kiara i kërkoi ta linte të qetë sepse ishte shumë e stresuar në ato momente.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Pse nuk e ke vënë kryqin e babës?

Kiara: Po nuk shkonte me veshjen

Luizi: Pse moj Kiarë, ajo shkon me gjithçka

Kiara: Të lutem Luiz se kam shumë stres, te lutem

You may also like