Pse nuk duhet të dashuroheni në kolegun

by admin
Spread the love

Është më se e vërtetë se janë të rralla rastet kur dy persona që punojnë në të njëjtin vend kanë të ardhme së bashku.

Ekspertët kanë  listuar disa arsye, pse nuk duhet të krijoni një lidhje në vendin e punës:

1. Të tjerët do e kenë mendjen të shohin veprimet tuaja

Kur krijoni një lidhje me dikë në punë, kolegët e tjerë do e kenë mendjen të shohin çdo lëvizje tuajën. Kjo situatë do t’ju shqëtësojë dhe nuk ndiheni rehat që të dy. Ngjarjet në marrëdhënien tuaj do ndiqen nga të gjithë.

2.  Do e shikoni njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës

Mungesa e bën zemrën të rrahë më fort. Ekspertët shtojnë se ta shikosh partnerin gjatë gjithë kohës, lidhja juaj mund të ketë ketë probleme. Pra nuk i jepni mundësinë që t’i mungoni njëri-tjetrit.

3. Do jeni në qëndër të thashethemeve

Edhe pse do mundoheni t’i shmangeni thashethemeve në vendin e punës, sërish do përballeni me to. Nëse krijoni një lidhje me dikë në vendin e punës, gjithmonë do përballeni me fjalë të ndryshme që do dëgjoni nga të tjerët. Ndoshta edhe gjëra negative, të cilat do ndikojnë për keq në gjendjen tuaj shpirtërore.

4. Bisedat në shumicën e rasteve do jenë për punën

Ju jeni në të njëjtin vend pune dhe kur të jeni jashtë , sërish do flisni për punën. Kjo është diçka që nuk mund ta shmangni dot.

5. Nuk do gjeni dot një ekuilibër mes punës dhe jetës personale

Në një marrëdhënie duhet të gjeni një ekuilibër  mes jetës personale dhe profesionale. Nëse jeni të njëjtin vend pune, do e keni të vështirë  të gjeni një balancë mes punës dhe lidhjes suaj.

You may also like