Pse Meghan Markle vendosi më shumë grim në funeralin e Mbretëreshës se në dasmën e saj?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle në funeralin e monarkes me jetëgjatë të Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth II, nuk ishte grimosur siç jemi mësuar ta shohim me grim natyral. Pse Dukesha vendosi më shumë grim në funeralin e mbretëreshës se në dasmën e saj?

Me një look magjepsës, Dukesha Meghan iu përmbajt etikës së zisë mbretërore, duke veshur një fustan të zi elegant me pelerinë nga Stella McCartney dhe kapele të zezë me vathët e saj me perla, të cilët ia dhuroj Mbretëresha në vitin 2018.

Derisa, sytë i kishte grimosur me nuancë mjalti dhe rimel të dendur që theksonte bukurinë e Meghan.

Pamje të Dukeshës në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II

Pasi u publikuan fotografitë nga funerali u vë re dallimi mes grimit që vendosi Dukesha ditën e funeralit të Mbretëreshës dhe grimit të ditës së dasmës së saj.

Grimi ishte befasues por, besohet se grimi që vendosi Markle në funeralin e monarkes Elizabeth ishte si shenjë respekti.

Nusja mbretërore Meghan Markle ishte bërë temë diskutimi pas paraqitjes së saj në dasmë në vitin 2018, kur kishte grimuar vetën dhe dukej krejtësisht natyrale.

You may also like