Pse gjyshërit dhe gjyshet po bëhen gjithnjë e më të rëndësishëm për familjet – Shqip

by admin
Spread the love

Plakja e popullsisë në vendet e zhvilluara, është cilësuar prej kohësh si ndryshimi demografik më i dukshëm dhe më domethënës në dekadat e fundit. Dhe ka një debat shumë të gjerë mbi pasojat e shumta të këtij fenomeni, dhe se cilat masa dhe politika mund ta bëjnë atë më pak problematik dhe më të dobishëm për popullatën në përgjithësi.

Një pjesë e diskutimit është fokusuar kohët e fundit tek roli gjithnjë e më qendror i të moshuarve brenda familjeve, sipas disa tendencave demografike kryesore. Nga njëra anë njerëzit po jetojnë gjithnjë e më gjatë, dhe nga ana tjetër familjet po bëhen gjithnjë e më të vogla.

Gjatë viteve 1960 2019, jetëgjatësia në mbarë botën u rrit nga 51 në 72 vjet, ndërsa shkalla totale e fertilitetit – numri mesatar i fëmijëve për çdo grua – ra  nga 5 në 2.4. Pra çdo familje ka sot mesatarisht gjithnjë e më shumë gjyshër të gjallë dhe gjithnjë e më pak fëmijë.

Dhe teza sipas së cilës prania e gjyshërve veçanërisht e gjysheve sjell përfitime të ndryshme ekonomike dhe sociale brenda familjeve, është gjithnjë e më e përbashkët dhe embështetur nga faktet. Siaspektin e orientimit, ashtu edhe të mbështetjes për nipërit dhe mbesat, tek të cilët gjyshërit dhe gjyshet mund ta përqendrojnë më shumë vëmendjen individuale sesa dikur, por edhe në aspektin e pasojave të rëndësishme në punësimin e grave.

Në veçanti, gjyshet po përfshihen gjithnjë e më shumë në kujdesin për nipërit dhe mbesat,dhe shihen shpesh nga djemtë dhe vajzat e tyre si një burim falas dhe shpesh i disponueshëm.Meqenëse nuk ka shumë të dhëna të besueshme për numrin e gjyshërve të gjallë sot në botë, në një artikull të fundit, “The Economist citoi disa vlerësime bazë të marra nga qendra kërkimore demografike e Institutit Maks Plank në Gjermani.

Ato janë siguruar nga studiuesi Diego Alburez-Gutierez. Bazuar në vlerësimet e bëra nga Instituti Maks Plank, në botë jetojnë sot afro 1.5 miliardë gjyshër. Që nga viti 1960 përqindjae tyre në raport me popullsisë së botës është rritur nga 17 në 20 për qind. Gjatë të njëjtës periudhë, raporti i gjyshërve ndaj fëmijëve nën 15 vjeç u rrit nga 0.46 në 0.8.

Parashikimet e qendrës kërkimore tregojnë se deri në vitin 2050 do të ketë 2.1 miliardë gjyshër, pra 22 për qind e popullsisë, dhe numri i gjyshërve do të kalojë atë të fëmijëve nën moshën 15 vjeç. Edhe pse ka dallime të mëdha demografike midis vendeve, në varësi të ndryshimit në shkallën e lindshmërisë dhe jetëgjatësisë, prania e gjyshërve konsiderohet si një avantazh në shumë kontekste.

Në shumë vende të Afrikës Perëndimore dhe nën-Sahariane, prania e gjyshërve përkthehet nënjë ndihmë thelbësore, dhe jo vetëm për vlerat dhe traditat kulturore që ata ndihmojnë të përcillen brez pas brezi. Një studim i vitit 2002 i kryer në Gambian rurale, tregoi se të kesh një gjyshe nga nëna, edhe në mungesë të nënës dhe motrave më të mëdha, i rrit shanset e mbijetesës së fëmijëve në vitet e para të jetës.

Sipas një studimi të vitit 2017, fëmijët midis moshës 7 dhe 15 vjeç në Afrikën nën-Sahariane që jetojnë me një gjysh ose gjyshe, kanë më shumë gjasa të ndjekin shkollën sesa fëmijët e tjerë. Një diskurs i ngjashëm vlen edhe për vendet relativisht më të pasura, dhe me më pak lindje se sa Afrika nën -Sahariane, si Meksika.

Gjyshet janë burimi kryesor i kujdesit joprindëror në Meksikë. Ata kujdesen për 40 për qind të fëmijëve deri në moshën 6 vjeç:aq sa shkollat ​​dhe kopshtet të marra së bashku.

Një studim mbi këtë çështje në këtë vend, zbuloi se vdekja e gjyshes tek familjet meksikanee redukton me 27 për qind shkallën e punësimit të nënave, dhe me 53 për qind të ardhurat e tyre.

Përfitimet nga prania e gjyshërve, mund të marrin forma të ndryshme dhe të jenë pak a shumë të qarta në varësi të kontekstit kulturor. Në një studim të vitit 2020 mbi punësimin e grave në Indinë rurale, ku çiftet jetojnë tradicionalisht me prindërit e bashkëshortit, ekonomistët amerikanë Madulika Kana nga Universiteti Xhorxhtaun dhe Divia Pandej nga Universiteti i Virxhinias argumentojnë se bashkëjetesa me vjehrrat (mummyji) mund të kufizojë pjesërisht liria e grave për të punuar jashtë shtëpisë.

Kjo për shkak se vjehrrat priren të riafirmojnë normat e lashta sociale specifike mbi gjininëfemërore në shtëpi, të cilat u caktojnë grave detyrat e amvisave dhe kujdestareve. Në të njëjtën kohë, prania e vjehrrës në shtëpi, priret të ketë një ndikim të rëndësishëm në aspektin e ndihmës dhe përgjegjësisë që vjehrra merr në punët e përditshme të shtëpisë, duke i dhënëmë shumë kohë në dispozicion nuses për tu angazhuar në punë me pagesë jashtë shtëpisë.

Sipas të dhënave të siguruara nga Byroja e Regjistrimit, në Shtetet e Bashkuara, gjyshërit kujdesen rregullisht për 24 për qind të fëmijëve shkollorë dhe parashkollorë. Dhe sipas një sondazhi të cituar nga “The Economist, mesatarisht 50 për qind e fëmijëve të moshës parashkollore, 35 për qind e fëmijëve të moshës shkollore, dhe 20 për qind e adoleshentëve kalojnë çdo javë kohë me gjyshërit e tyre.

Të jetuarit pranë shtëpisë së gjyshërve, mund tua bëjë më të lehtë jetën prindërve të fëmijëve të vegjël, por në të njëjtën kohë të kufizojë mundësitë për të punuar diku tjetër dhe për pasur një pagë më të mirë. Pastaj është çështja e të ardhurave neto të familjes të zgjeruar.

Ndërsa nga njëra anë përfshirja e gjysheve në kujdesin e fëmijëve të vegjël rrit shanset që nënat të hyjnë në botën e punës, nga ana tjetër i shtyn gjyshet që të punojnë më pak jashtë shtëpisë apo të dalin më herët në pension.

Përveç çështjes së të ardhurave, kujdesi për fëmijët priret të jetë pozitiv për gjyshërit. Për shembull, ata që kalojnë kohë me nipërit e mbesat raportojnë se vuajnë më pak nga vetmia dhe depresioni.

Marrë me shkurtime nga Il Post – Bota.al

You may also like