Pse Gjermania nuk do të jetë e ashpër me Kinën, edhe nëse pushton Tajvanin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Media e Bashkimit Europian, “Politico” shkruan sot për qëndrimin e pritshëm të Gjermanisë përkundrejt Kinës dhe implikimet e sjelljes së saj në kohezionin europian. Duke vënë në dukje acarimin e shumë aktorë në Perëndim për qëndrimet ambigue të Berlinit në raport me sulmin rus ndaj Ukrainës, media në fjalë vë në dukje se në eventualitetin e një pushtimi kinez të Tajvanit, Gjermania sërish nuk do të bashkohet me politikën perëndimore.

Arsyeja kryesore për këtë është ekonomia, e cila në rastin gjerman bazohet thuajse plotësisht tek eksportet. Kancelari gjerman Scholz është pyetur mbi këtë çështje dhe një mesaszh për atë që pritet është referimi prej tij i thënies se “nuk vendosen të gjitha vezët në koshin e tjetrit”.

Ndonëse ka folur për varësinë ekonomike të Gjermanisë, kancelari nuk ka përmendur Kinën si aktorin që e mban të lidhur vendin, por “Politico” citon Norbert Röttgen, deputet i qendrës së djathtë sipas të cilit: “Orientimi i industrisë gjermane tek eksportet ka krijuar një varësi që na lë pa mundësi”.

Sipas tij, Gjermania në momentin aktual nuk mund t’i bashkohet sanksioneve kundër Kinës nëse ato do të ndërmerren dhe kjo nuk lidhet me ndonjë hipotezë apo politikë teorike. P.sh sanksionet ndaj Moskës i hoqën Gjermanisë aksesin në burime energjetike të lira dhe kjo është një shije që ka krijuar kosto të prekshme.

Në rastin e Kinës, shifrat parathonë një skenar shumë të qartë, pasi prej disa vitesh Kina është partneri kryesor tregtar i Gjermanisë me një bilanc 2.6 trilionë euro vitin që lamë pas. Drejtori ekzekutiv i Volksëagen, Herbert Diess ka deklaruar se në Gjermani po nënvlerësohet shumë shkalla e rritjes ekonomike e cila lidhet me Kinën.

“Gjermania do të dukej një vend krejt ndryshe nëse do të ndahej nga Kina“, ka thënë ai.

Janë 1.1 milionë vende pune në Gjermani që varen nga konsumi kinez, 2.4% e totalit, një shifër destabilizuese. Në këto kushte, Berlini, ose ekonomia kryesore e Europës nuk mund të luajë politikë kohezive me partnerët e vet strategjikë si SHBA dhe ose do të duhet të ulë varësinë, ose të rishikojë strategjitë dhe të orientohet nga pavarësia politike.

You may also like