Pse ftohja e bërthamës së shkrirë mund ta shkatërrojë jetën në planetin tonë – Shqip

by admin
Spread the love

Midis 1.5 dhe 0.5 miliardë vjet më parë, bërthama e Tokës nisi të kristalizohej në një sferë ngurtë, e përbërë kryesisht nga hekuri dhe nikeli. Aktualisht bërthama po zgjerohet me rreth 1 milimetër në vit, dhe me këtë ritëm, Toka nuk do të jetë ftohur dhe ngurtësuarplotësisht përpara se Dielli të arrijë fundin e jetës së tij.

Kjo do të ndodhë pas rreth 5 miliardë vjetësh, kur do të zgjerohet dhe potencialisht të gllabërojë edhe planetin ku jetojmë. Nëse ndonjë mekanizëm i panjohur aktualisht, do të bënte që bërthama e nxehtë e Tokës të ftohej shumë më shpejt, kjo do të kishte pasoja serioze afatgjata për shumicën e jetës në planet.

Pa dinamon elektrike të bërthamës së jashtme të shkrirë, fusha magnetike e Tokës do të reduktohej gati zero, dhe rryma e grimcave të ngarkuara nga Dielli, e njohur si era diellore, do të fillonte ta largonte atmosferën aktuale nga Toka, siç mund të ketë ndodhur shumë kohë më parë me planetin Mars.

Që Toka të ishte ftohur tashmë, ajo duhej të ishte shumë më e vogël. Ngjeshja gravitacionaledhe fërkimi e ngrohin çdo trup me madhësinë e një planeti, ndërsa shpërbërja radioaktive e elementëve që përbëjnë mantelin do ta shtojë këtë nxehtësi.

Hëna mendohet të jetë formuar nga përplasja e një trupi me madhësinë e Marsit të quajtur Theia me Tokën e hershme, rreth 4.5 miliardë vjet më parë. Energjia e përplasjes nënkupton se Toka dhe Hëna, e kanë filluar e jetë si trupa në gjendje të shkrirë, por Hëna u ftoh shumë më shpejt sepse ishte më e vogël.

Një Toketë vogël dhe më t ftohtë do t’i mungonin vullkanet dhe tektonika e pllakave që e ka ricikluar karbonin dhe mineralet në koren e planetit, dhe i kanë shtuar atmosferës gazrat aktualë. Pa një atmosferë të trashë, temperatura e sipërfaqes do të binte mjaftueshëm duke ingrirë që të gjitha oqeanet. Dhe është e dyshimtë nëse jeta të paktën në format e saj komplekse do të kishin evoluar në ato kushte. / Science Focus – Bota.al

You may also like