Pse festivali i Dua Lipës po bën kaq shumë zhurmë – Shqip

by admin
Spread the love

Lajmi kryesor i orëve të fundit ka qenë “Sunny Hill Festival do organizohet në Tiranë dhe jo në Prishtinë”. U bë e ditur se festivali  u anulua për shkak të vonesave në dhënien e pronës për shfrytëzim në Bërnicë. Në këtë situatë, Tirana do të jetë mikëpritsja e këtij eventi që prej vitesh është mbajtur në Prishtinë. Ky lajm bëri zhurmë në rrjet dhe personazhet që kanë reaguar kanë qenë të shumtë. Dua Lipa vetë postoi njoftimin që “Sunny Hill Festival” do të mbahet në Tiranë dhe shkroi: “Të njëjtat data, e njëjta përvojë e bukur, vendndodhja e ndryshme! Tiranë,po vijmë!”

Vesa Luma ka qenë një nga personazhet që e ka përkrahur vendimin që festivali të mbahet në Tiranë.  Sipas saj Duas po i mohohet e drejta pasi ajo ka bërë shumë për vendin e saj dhe shtoi se ne nuk e meritojmë as atë dhe as babain e artistes, Dukagjin Lipa.

“Dua është thesar! Në vend se me ja fal tokën (dhe jo vetëm aq) për vendin që aq shumë e ka promovuar ..i mohohet! Ne nuk e meritojmë as Duan as Dukagjin Lipa as një festival si SunnyHill! Për Tiranën mundeni me thënë cfarë të doni tani, BINGO për rastin , edhe e ka “hallall” Shqiperia gjithmonë ka ditë me i vleresu artistat dhe i ka pranu me zemer te hapur, perderisa ne Kosove jane marr paraprakisht me inate personale! #dorennezemer”, shkroi Vesa.

Mozzik nga ana tjetër ironizoi në rrjete sociale duke shkruar: “Si po vijnë punët edhe atë boksin në shesh kanë për ta çuar në Tiranë”.

You may also like