Pse është në mbështetje të Sali Berishës? Olldashi zbulon arsyet

by admin
Spread the love

Glauk Olldashi, anëtar i kryesisë së FPRD-së ka treguar dhe arsyet pse ai është sot një nga mbështetësit e foltores së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas tij, asnjë se ka pasur fuqinë deri më sot ta drejtojë këtë kauzë, pasi mbështetja ndaj Berishës është mbështetje ndaj një kauze që ka vite që është në zemrat e demokratëve.

“Ne të gjithë jemi pjesë e kryesisë së forumit kemi vite që angazhohemi aty dhe sa i përket mbështetjes së FRPD ndaj doktorit nuk është mbështetje ndaj tij si individ, por më shumë mbështetje ndaj kauzës që ai po drejton.

Një kauzë e ngritur jo pak herë nga ne dhe aktivistë të tjerë të Partisë Demokratike që sot nuk janë më pjesë e saj fatkeqësisht por të tregohem i sinqertë asnjë nga ne se ka pasur fuqinë deri më sot ta kthejë këtë kauzë në të vërtetë. Mbështetja e doktor Berishës është mbështetje ndaj një kauze që ka vite që është në zemrat e demokratëve”, tha Olldashi për MCN.

You may also like