Pse është e vështirë arritja e një marrëveshje Kosovë-Serbi? Kurti: Unë jam nxënësi i Demaçit, Vuçiç i Sheshelit…

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një interviste për televizionin boshnjak N1, renditi disa nga arsyet se përse e sheh të vështirë arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në një kohë të shkurtër.

Kurti u shpreh se ai është student politik i Adem Demaçit ndërsa presidenti serb, Vuçiç i Vojisllav Sheshelit dhe kjo sipas tij është një përplasje e thellë mes dy vizioneve dhe trashëgimive të ndryshme.

“Aleksandar Vuçiç, presidenti i Serbisë sot, është student politik i Vojisllav Sheshelit. Ndërsa unë, si Kryeministër i Republikës së Kosovës, unë jam student politik i Adem Demaçit. Dhe ky ballafaqim, kjo përplasje ndërmjet Kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë, është në një mënyrë thelbësore, përplasje ndërmjet Adem Demaçit, atij vizioni dhe asaj trashëgimie dhe Vojisllav Sheshelit në anën tjetër. Ndaj unë e pranoj që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë e lehtë, por megjithatë mendoj që duhet t’i jepet shans dialogut dhe të shpresojmë e të punojmë për më mirë”, u shpreh mes të tjerash Kurti.

You may also like