Pse duhet të hani ullinj çdo ditë – Shqip

by admin
Spread the love

Këta fruta jo vetëm që janë të shijshëm dhe përdoren shumë nëpër ushqime, por janë edhe shumë të shëndetshëm.

Ullinjtë rriten nëpër drunjë të quajtur Olea europeae zakonisht në Afrikë,Azi dhe disa vende tjera tropikale. Ata janë të pasur me hekur, kalcium, fibra, vitaminë K dhe vitaminë E.

Kjo do t’i ndodhë trupit tuaj nëse konsumoni ullinj rregullisht:

Humbni peshë – kur ju konsumoni ullinj do të merrni një sasi të madhe të fibrave dhe lipideve të nevojshme për organizmin.  Gjithashtu ullinjtë përmbajnë një substancë e cila bën djegien e kalorive të tepërta.

Do ta mbroni zemrën – Acidi kryesor yndyror i cili gjendet në ullinj, është acidi oleik. Ky acid yndyror njihet për vlerat e tij dhe aftësinë e tij për të zvogëluar kolesterolin, dhe në përgjithësi për të parandaluar sëmundjet e zemrës.

Do të keni një sistem imunologjik më të fortë – Ullinjtë përmbajnë antioksidantë, përkatësisht polifenolin. Këto substanca bëjnë mbrojtjen e organizmit nga radikalet e lira të cilat dihet që shkaktojnë infeksione virale.

Do të jeni më pak të rrezikuar nga disa lloje të kancereve – Ullinjtë përpos që bëjnë mbrojtjen e organizmit nga infeksionet dhe sëmundjet tjera është vërejtur që ato gjithashtu mbrojnë membranat e qelizave nga disa lloje të tumoreve. Edhe pse janë bërë shumë teste në kafshë, por jo tek njerëzit , gjithsesi është vërejtur që në zonat tropikale ku ullinjtë përdoren shumë, njerëzit janë më pak të prekur nga disa lloje të kancerit.

Do të keni një memorie më të mirë – Polifenolet, njihen për ndikimet e tyre edhe në qeliza të trurit, me ç ‘rast ato e ‘vrasin’ stresin , dhe njëkohësisht ndikojnë në përmirësimin e memories. Në një hulumtim në Departamentin e Neurokirurgjisë është vërtetuar që polifenolet e gjetura në ullinj ndihmojnë shumë në përmirësimin e proceseve neurale, neurodegjenerative dhe çrregullimet tjera psikike.

Do të keni një lëkurë më të mirë – Ullinjtë përmabjnë acid oleik dhe vitaminë E, të dy këta përbërës të nevojshëm për një lëkurë të shëndetshme. Vitamina E ka funksion antioksidativ e cila e mbron lëkurën nga radikalet e lira që shkaktojnë dëmtime në lëkurë.

Në përgjithësi nëse ju keni dëshirë të humbni peshë dhe njëkohësisht të qëndroni të shëndetshëm atëherë ullinjtë janë zgjidhja e duhur.

You may also like