Pse duhet një nismë ligjore për vettingun e politikanëve? Ja si përgjigjet Alibeaj

by admin
Spread the love

Enkelejd Alibeaj u pyet se pse duhet një nismë ligjore për vettingun e politikanëve.

Ai u shpreh se pavarësisht se në Shqipëri ka shumë ligje dhe korrupsioni në politikë lulëzon dhe kjo është arsyeja pse Partia Demokratike kërkon një nismë të tillë në nivel kushtetues.

“Kjo republikë ka shumë ligje, madje inflacion ligjesh, dhe duket që krimi e korrupsioni në politikë duket që lulëzojnë, e kemi të prekshme në zgjedhjet e 25 prillit dhe kjo është arsyeja e fortë që kërkon një nismë të tillë në nivel kushtetues. Logjika do të ishte që vetingun e politikanëve të korruptuar do të duhet ta bënte populli me zgjedhje, kështu ndodh në Europë. Duke qenë se në këtë vend nuk bëhen zgjedhje të lira të ndershme ka nevojë për këtë ndërhyrje. Do të duhet parashikuar në kushtetutë edhe mekanizmi që do ta bëjë funksional vetingun për politikanët”, tha ai për A2.

You may also like