PSD organizon “referendum për bashkim me Shqipërinë”, fton Kurtin që të marrë pjesë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Partia
Socialdemokrate ka organizuar “referendumin ku do të votohet për bashkimin e
Kosovës me Shqipërinë”, raporton Ekonomia Online.

Madje
ata kanë vendosur një tendë dhe një kuti, me ç’rast e kanë ftuar kryeministrin Kurti
që të dalë dhe të votojë pro bashkimit me Shqipërinë.

Anëtari i PSD-së, Nol Nushi, ka thënë se kjo kërkesë për Kurtin vjen pasi kreu i qeverisë ka shpallur prej kohësh vullnetin politik për bashkim kombëtar, dhe se fundmi këtë çështje e ka ri-aktualizuar me deklaratat e tij.

“Kemi
vendos mbrapa një pikë votimi ku mund të votohet për referendumin për bashkimin
e Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo është nisë nga deklaratat e fundit sidomos këto të
fundit të Kryeministrit Kurti i cili thoshte se do të votonte për bashkim nëse
do të ndodhte një referendum paqësor dhe demokratik. Po presim qw zotri Kurti që
të dalë nga zyrja dhe ta nënshkruaj. E kemi kryer edhe punën logjistike e se
nuk ka nevojë të angazhoj as KQZ e as mekanizma të tjerë për këtë referendum”,
tha Nushi.

“E
vendosëm afër qeverisë që mos me pas nevojë me i ndez ata 24 xhipat e blinduar
me bë panik nëpër qytet”, tha ai.

You may also like