PSD me protestë të shtunën: Marrëveshja e propozuar nga BE-ja e dëmshme për Kosovën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Partia Socialdemokratike ka bërë të ditur se të shtunën e javës së ardhshme, më 25 mars do të mbajnë protestë kundër marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Në njoftimin e lëshuar nga ky subjekt thuhet se dakordimi për marrëveshjen e mbrëmshme në Ohër është i dëmshëm për Kosovën.

“Kryeministri Albin Kurti nuk ka mandat për këtë marrëveshje. Mashtrimi është i madh dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe qytetarinë”.

“Prandaj, të gjithë që jeni kundër marrëveshjes dhe kundër mashtrimit ju ftojmë në protestë, të shtunën në ora 14:00 në sheshin ‘Zahir Pajaziti’”, ka thënë PSD.

Pos kësaj, kryetar i PSD-ës, Dardan Molliqaj, në një konferencë për media ka deklaruar se Serbia dje në Ohër ka shënuar një fitore të madhe.

“Mashtrimi është i madh dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe qytetarinë. Pas Ahtisari Plus, tani po ofrojmë Asociacion plus”, ka thënë Molliqaj para mediave.

You may also like