PSD: Kërçeli ndërtoi çeshme me emrin e babait në pronë publike, Kërçeli: Nuk është përmendore

by admin
Spread the love

Zyrtarë të Partisë Socialdemokrate e akuzuan sot këshilltarin e kreut të Kuvendit, Ilir Kërçelin, për ndërtimin e një çeshmeje me emrin e babait të tij, në pronë publike në Kamenicë, dhe pa leje.

Ka qenë Nol Nushi ai që e ka bërë një postim në Facebook, e që është shpërndarë nga kolegë e tij, e ku këtij gjesti të Kërçelit, i jepen epitetet “Tmerr, gërrdi, e poshtrues”.

Duke kujtuar se Kërçeli paguhet 1750 euro si shef kabineti i Glauk Konjufcës, Nushi shkruan se ai e ka shfrytezuar pushtetin e ri te VV-se në Kamenicë për të ndërtuar përmendore që qet ujë për babain e tij në qendër të qytetit.

“Ky monument i shëmtuar është ndërtuar në hapësirën e gjelbërt të shkollës në qendër të qytetit dhe Ilirit i ka kushtu rreth 500€. Ndërtimi është bërë pa leje të urbanizmit. Kurse kuvendi komunal ia ka dhënë pronën në shfrytëzim disa ditë pasi që ‘çeshmja; ka fillu me qitë ujë”, shkroi Nushi.

Sipas tij, përveç abuzimit moral, këtu ka abuzim tipik të pushtetit. “Tash secili nga ne mundemi me ua ndërtu nga një çeshme baballarëve tanë në qendër të Kamenicës”.

Vet Kërçeli që u kontaktua nga Klankosova.tv u përgigj shkurt, vetëm me arsyetimin se nuk ka bërë ndonjë dëm, derisa akuzat e PSD i cilësoi si të ulëta.

“Është e ulët kjo, kur dihet qëllimi. Ja ku e keni foton se si ka qene vendi, dhe nuk është demtuar asnjë milimetër gjelbrim”, tha ai në përgjigje me shkrim në rrjetet sociale, pa pranuar të zgjas bisedën nëse ka marrë leje. Por vetëm u arsyetua se kjo që e ka bërë tani është më mirë se gjendja e mëhershme e vendit ku u ndërtua çëshmja, për të cilën mohon të jetë farë monumenti.

“Për besë është qesharake. Ju lutem vërtetojeni a është përmendore apo çka? Si ka qenë ai vend më herët gjatë qeverisjes së PSD-së?”,  tha ai.

No description available.

You may also like