PS nuk humbet kohë, zbulohet lëvizja urgjente për zgjedhjen e Presidentit të ri

by admin
Spread the love

Presidenti i ri i Republikës me sa duket do të zgjidhet ditën e shtune. Burime për mediat nga selia rozë bëjnë me dije se PS ka vendosur të thërrasë në fundjavë seancën parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.

Seanca pritej që të zhvillohej të hënën, por për shkak të axhendës së kryeparlamentares Lindita Nikolla e cila do të zhvillojë një vizitë jashtë vendit, seanca do të mbahet të shtunën.

Ndërkohë që ditën e premte Partia Socialiste mbledh Kryesinë, me sa duket për të vendosur për emrin e Presidentit. Mbledhja do të nisë në orën 17:00.

You may also like