PS çel fushatën për zgjedhjen e kryetarëve në rrethe, Klosi del me thirrjen e fortë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Partia Socialiste ka hapur garën për zgjedhjet brenda partisë nga Shkodra. Ministri Blendi Klosi, u ka bërë thirrje të rinjve që të garojnë për tu zgjedhur në krye të PS-së.

Zgjedhjet do të mbahen në fund të qershorit në 61 bashkitë e vendit. Nga Shkodra, Partia Socialiste ka hapur fushatën për zgjedhjet e kryetarëve të rinj të kësaj force politike.

“Nisëm nga Shkodra një proces që do të shtrihet në 61 bashki për kryetarët e partisë, do të jetë fushatë deri në fund të qershorit kur do të zgjidhen kryetarët e Partive Socialiste të gjithë partive kriter përfaqësues publik në publik djem dhe vajza. Proces i hapur dhe konkurrim publik mbartin vlerat e të majtës një proces nuk ngurtësohet në raportimet e votave duam në këtë garë të garojnë më i miri”, thotë Blendi Klosi.

Drejtuesja politike Edona Bilali tha se do të pranohen edhe kandidatë që nuk janë anëtarë të PS-së.

“Hapëm garën do të jetë proces ndryshe nga herë të tjera ka inovacion përpos propozimit jashtë partie mund të vijnë kandidatura sepse ne dëshirojmë që kryetarët e 5 bashkive të jenë dinjitozë“.-tha ai.

Deri më 25 Maj do të administrohen kandidaturat për kryetar të degëve lokale të Partisë Socialiste.

You may also like