PS bën lëvizjen e rëndësishme, mbledh nesër Kryesinë, ja çfarë pritet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nesër, në orën 17:30, pritet që socialistët të mblidhen në seli për të marrë një vendim përfundimtar për kandidatët zyrtarë në zgjedhjet e pjesshme. Megjithatë deri më tani ka emra që qarkullojnë në rrjet, edhe pse asnjë nuk është zyrtarizuar nga vetë kryesocialisti Edi Rama.

Deri më tani në Bashkinë e Dibrës mendohet se do të kandidojnë Rrahim Spahiu, një person me të shkuar larg politikës por me karrierë të gjatë në fushën e financave pasi së fundi ka mbajtur postin si drejtor banke. Ndërkohë që përflitet edhe emri i Shkëlqim Murrjas, drejtuesi i komanduar i Bashkisë, pas dorëheqjes së Dionis Imerajt.

Po ashtu, në Lushnje mendohet se do të propozohet Eriselda Sefa, e cila aktualisht kryetare e komanduar në këtë bashki pas arrestimit të Fatos Tushes. Ndërsa edhe në Durrës, mendohet se do të lihet në të njëjtin post që është Emirjana Sako, e cila kryen prej dy vitesh funksionin e kryetares së komanduar. Në Shkodër mendohet se do të garojë Majlinda Angoni, e cila prej dy vitesh mban detyrën e Prefektes së qarkur, ndërsa fituesit të zgjedhjeve të fundit në këtë bashki, Valdrin Pjetrit, Rama ia ka hequr mundësinë për rikandidim. Megjithatë nuk përjashtohen edhe surprizat. Zgjedhjet e pjesshme lokale u dekretuan nga presidenti Ilir Meta që të zhvillohen më 6 mars, ndërkohë që fushata do të nisë që më 14 shkurt.

You may also like