“Provokacija” në Katar / Shqiptari tregon si e futi dhe e valëviti flamurin në stadium mes serbëve

by admin
Spread the love

Bileta që kishte prerë shqiptari, Antan Metaj, i cili jeton prej 11 vitesh në Katar,  për ndeshjen Zvicër Serbi nuk e kishte të përcaktuar vendin ku do të ulej dhe ai e gjeti veten mes serbëve.

Unë doja në krahun ku ishin zviceranët, por përfundova ku ishin serbët. Kur hyra brenda dëgjova vetëm “Kosova, Kosova je Serbi”.– tha Antan Metaj- tifoz shqiptar

Pjesmërrja e Xhakës dhe Shaqirit  në skuadrën e  Zvicrës, për tifozët serbë dhe shqiptarë ishte më tepër se një ndeshje futbolli.  Forcat e sigurisë në Katar  kishin marr masa për të shmangur incidentet mes tifozëve, ku u ndaluan veshjet me simbole kuq e zi, por që Antani i shpëtoi kontrollit para hyrjes në stadium dhe mori me vete flamurin.

“Nuk lejuan simbole të Shqipërisë, as me bluze të shqiponjës apo të shkruara Albania I kthyen pas të ndërroheshin. Kurse unë kur shkova e dija që do më ndalonin e fillova I hutova me biletën online dhe ju humbi mendja të më kontrollonin se flamurin e kisha vendosur rreth trupit dhe sipër kisha këmishën e nuk ma gjetën”. tha Antan Meta,  tifoz shqiptar

Kur Shaqiri shënoi gol, Antan metaj arriti që në stadium të valëviste flamurin shqiptar.

“Kur ngrita flamurin filluan serbët të më shanin. Erdhën menjëherë forcat e sigurisë, policat e donin të ma merrnin. Më thanë është në rrezik siguria jote. Iu thashë më dëgjuat mua të shaj apo të them dicka? Shihni cpo bëjnë ata. Unë siu përgjigjem me sharje. Mua mund të më nxirrni jashtë iu thashë por flamurin se prek dot kush. E hodha sipër krahëve dhe ata sërish vijuan me drama tifozët e serbisë e po I qaheshin gjatë gjithë kohës sigurimit ‘është provokim, provokim’. Ata po thërrasin kosova është serbi, unë kam veshur flamurin. Cili është provokim?”– tha Antan Metaj

E papranueshme për shqiptarët ishte që mes flamujve të shteteve të ndryshme, ai i Shqipërisë të ishte i ndaluar në ndeshje, ndaj ata kërkuan të linin gjurmë… efekt

“Synimi im ishte të hyja në fushë me flamurin, por më bllokuan. Frikë s’kisha asnjë sekondë!”- tha Antan Metaj, tifoz shqiptar

Fitorja e Zvicrës i dhuroi  edhe më tej entuziazëm tifozëve shqiptarë të mbështetur nga zviceranët, dhe mërzi e acarim tifozëve serbë


Top Channel

You may also like