Provat e lira, dominon një Ferrari/ Hamilton lë pas Verstappen dhe Leclerc

by admin
Spread the love

Formula 1 ka nisur fundjavën në Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe teksa në pistën e Silverstone janë mbyllur provat e lira, në pritje të atyre zyrtare në program për të shtunën.

Piloti britanik që garon në pistën e shtëpisë konfirmoi rritjen konstante të garave të fundit, megjithatë do të duhet të ketë vijueshmëri edhe në provat zyrtare si dhe garën e së dielës. Kjo pasi me siguri Max Verstappen e Charles Leclerc që i mbyllën provat e lira respektivisht në vend të katërt dhe të pestë, do të kërkojnë të reagojnë duke qenë se janë edhe dy pilotët që synojnë triumfin final. Ndërkohë, zhgënjeu piloti tjetër i Mercedes, George Russell që nuk mundi të bënte më mirë se vendi i tetë.

Sakaq, Fernando Alonso regjistroi kohën e gjashtë më të shpejtë ndërsa në dhjetëshen e parë ishin Sergio Perez, Daniel Ricciardo dhe Lance Stroll. Kujtojmë se provat zyrtare dhe garën të dielën mund t’i ndiqni në RTSh Sport nëpërmjet platformës Digitalb./ Super Sport


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like