Protestuesit bllokojnë rrugët e aeroportit për të ndaluar largimin e Netanyahu, pas ligjeve autoritare në Izrael (fotot)

by admin
Spread the love

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u detyrua të dërgohej me helikopter sot drejt aeroportit ndërkombëtar pasi protestuesit kanë bllokuar rrugët për të ndaluar largimin e tij nga vendi, në protestën masive ndaj politikave dhe ligjeve autoritare të qeverisë radikale.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u detyrua të dërgohej me helikopter sot drejt aeroportit ndërkombëtar pasi protestuesit kanë bllokuar rrugët për të ndaluar largimin e tij nga vendi, në protestën masive ndaj politikave dhe ligjeve autoritare të qeverisë radikale.

Protestuesit përdorën makinat për të bllokuar rrugët rreth aeroportit ‘Ben Gurion’, ku Netanyahu duhet të nisej për vizitë drejt Romës në Itali.

Raportimet nga Roma thonin sot se edhe aty protestohej sot kundër vizitës dhe politikave radikale të kreut izraelit kundër palestinezëve me dhjetra vrasje të kryera këtë vit nga ushtria dhe kolonët.

Demonstratat në tel Aviv janë pjesë e protestave kombëtare praj afro dy muajsh ndaj qeverisë së re dhe kundër një reforme radikale në drejtësi, për të cilën ata thonë se vë sistemin e drejtësisë në shërbim të politikës duke krijuar një qeveri diktatoriale.

Vala e protestave është nga më të mëdhatë që janë parë në Izrael, teksa bllokimi aeroportit të vendit është kulmi i përpjekjes masive për ndalimin e ligjeve të reja.

Megjithse Netanyahu mori helikopter për të marrë avionin drejt Romës, demonstratat ia dolën të thellonin krizën e reputacionit të kryeministrit në lidhjet me publikun.

Protestuesit kishin bllokuar gjithashtu kryqëzime deh u përleshën me policinë në metropolin e Tel Aviv si dhe në qytetin verior të Haifa.

“Izraeli është duke u kthyer në një vend autokratësh, qeveria aktuale po shkatërron demokracinë tonë, dhe bashkë me të dhe vendin”, tha protestuesi Savion Or në Tel Aviv.

Netanyahu tha në një intervistë para nisjes se protestat ishin një “manifestimi qartë i demokracisë së Izraelit”.