‘Protestues kundër protestuesve’/ “Bolsonaro në burg”, mijëra vetë në rrugë kundër tij!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dhjetëra mijëra vetë kanë dalë nëpër tubime pro-demokracisë në Brazil, duke përcjellë indinjatën e tyre ndaj sulmit në Kongres nga mbështetësit e ish-presidentit Jair Bolsonaro.

Turmat e mbledhura në qytetin më të madh të vendit, São Paulo, thërrisnin me të madhe se Bolsonaro duhet të shkojë në burg.

Rreth 1500 persona u arrestuan gjatë trazirave në kryeqytetin Brasília, të cilat shpërthyen një javë pasi presidenti i ri, Luiz Inácio Lula da Silva, bëri betimin në vazhdën e zgjedhjeve të tetorit që ndanë vendin.

Lideri i ri 77-vjeçar, i njohur gjerësisht si Lula, vizitoi ndërtesat e dëmtuara të Kongresit, Pallatit Presidencial dhe Gjykatës së Lartë së bashku me guvernatorët rajonalë, duke dënuar “aktet terroriste” dhe duke u zotuar të ndëshkojë autorët e tyre.

Ai tha po kështu se  qeveria do të kërkojë gjithashtu të zbulojë se kush ka paguar për qindra autobusët që transportuan protestuesit në kryeqytetin Brasilia.

Vetë Bolsonaro, që nuk e ka pranuar zyrtarisht humbjen, u nis drejt SHBA-së përpara dorëzimit të postit në 1 janar, ndërsa një ditë më parë, ai u shtrua në spital në Florida me dhimbje barku.

Mbështetësit e ish presidentit Bolsonaros duan që ai të rikthehet në detyrë dhe kanë bërë thirrje që ushtria të bëjë grusht shteti pasi humbi zgjedhjet e fundit presidenciale.


Top Channel

You may also like