“Protestoni në mënyrë të qetë, pa përdorim të gjuhës së urrejtjes”

by admin
Spread the love

Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski përsëri sot u bëri thirrje qytetarëve që të protestojnë në mënyrë të qetë.

“Nëse dëshironi të shprehni të drejtën tuaj demokratike për protesta, ju bëjë thirrje që të njëjtën ta bëni në mënyrë të përgjegjshme dhe paqësore. Ndërkohë, policia do të jetë në detyrë të ruajtjes së sigurisë së qytetarëve dhe objekteve shtetërore vitale, me qëllim për të shmangur ngjarje të pakëndshme.

Edhe njëherë ju bëjë thirrje për përgjegjësi në momentin kyç për demokracinë. Pa përpjekje për dhunë, pa ngritje të tensioneve dhe pa përdorim të gjuhës së urrejtjes”, tha Spasovski.

You may also like