Protestojnë sindikalistët e MPJD-së, kërkojnë të kthehet rendi Kushtetues në shërbimin e jashtëm

by admin
Spread the love

Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm, ka protestuar para objektit të MPJD-së lidhur me keqpërdorimet në këtë ministri, raporton Shqip.

Organizatorët kanë një varg kërkesash drejtuar ministrisë duke apeluar që menjëherë të kthehet rendi Kushtetues dhe ligjshmëria e përligjur në Shërbimin e Jashtëm.

Kërkesat e protestës:

  1. Që menjëherë
    të kthehet rendi Kushtetues dhe ligjshmëria e përligjur në Shërbimin e Jashtëm;
  2. Të ndërpritet
    sulmi kundër aktivitetit sindikal, gjegjësisht kryetarit te Shoqatës Agron
    Malokut, dhe kthimi i tij në MPJD;

  3. shfuqizohet menjëherë nga Qeveria e Republikës së Kosovës Rregullorja 1/2022
    mbi Riorganizimin dhe Sistematizimin ne MPJD. Fillimisht të bëhen ndryshimet
    ligjore pastaj të funksionalizohen aktet nënligjore.
  4. Të vendosen
    në pozita udhëheqëse të Sekretarit dhe të tjerët sipas ligjit dhe hierarkisë së
    administratës, të largohen menjëherë nga detyrat diletantët dhe Klika
    menaxhuese e vendosur me vendime të jashtëligjshme: Behar Isma me koeficientin
    9 e që ushtron detyrën e zv.SP me diktate dhe arbitraritet të paligjshëm; Vigan
    Berisha bashkëpjesëmarrës në paligjshmëri; Ragip Zejnullhu dhe të ndërmerren
    masat disciplinore dhe mjete juridiko-gjyqësore për shkeljet e vazhdueshme
    ligjore që janë duke i bërë;
  5. Të nderpritet
    hakmarrja ndaj sindikatës dhe kryetarit te saj menjëherë ne pajtim me ligjin për
    organizimin sindikal;

  6. shfuqizohen të gjitha vendimet arbitrare që kanë shkaktuar largimin e kolegëve
    nga puna dhe të mos merren vendime për largimin nga puna pa vendim të gjykatës;
  7. Të aplikohet
    sistemimi adekuat i kolegëve me përvojë dhe me grada diplomatike;
  8. Të ndërpritet
    përndjekja dhe segregacioni i diplomatëve dhe zyrtarëve me përvojë të gjatë
    diplomatike, mbi baza administrative, gjinore dhe etnike, e që e tërë kjo prapavijë
    të diferencimit administrativo-politik;
  9. Të ndërpriten
    konkurset e shpallura në mënyrë kundër ligjore;
  10. Të ndërpritet
    përndjekja dhe diskriminimi i diplomatëve nëpër komisione të kurdisura;
  11. Të ketë
    trajtim meritorë sipas praktikave të mira ndërkombëtare të zyrtarëve diplomatik
    në MPJD në Ligjin për Pagat;

  12. përmirësohen kushtet e punës në hapësirat e MPJD-së dhe te drejtat tjera te zyrtareve
    dhe diplomateve ne MPJD;
  13. Gradimet
    selektive, privilegjuese dhe diskriminuese;
  14. Nxjerrja e akt
    emërimeve në mënyrë selektive dhe mohimi për një pjesë të nëpunësve civil.

You may also like