Protestë në Prishtinë e Vetëvendosjes nr. 2, Policia shoqëron Kurtin nr. 2 – Shqip

by admin
Spread the love

Partia Socialdemokrate e Kosovës, një Vetëvendosje nr. 2 e drejtuar po ashtu nga Albin Kurti nr. 2, Dardan Molliqaj, ka zhvilluar një protestë tipike nga ato të Vetëvendosjes nr. 1 dikur në opozitë, duke bërë që Molliqaj të shoqërohet nga Policia për të disatën herë, siç ish-miku e ish-eprori i tij politik Albin Kurti.

Protesta u mbajt kundër kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova.

Eksponentë të PSD-së sulmuan me tymese ambientet e hotelit ku drejtuesja e Speciales së kontestueshme, e cila ka çuar në Hagë ish-kupolën e UÇK-së, po mbante një takim me shoqërinë civile.

“TrendafilOUT”, “UÇK-ja nuk mund të gjykohet”, “Historia është shkruar, propaganda ka dështuar”, kanë qenë disa nga pankartat e mbajtura nga aktivistët e PSD-së.

Menjëherë pas nisjes së sulmeve me tymuese, ka ndërhyrë policia e Kosovës e cila ka bërë dhe shoqërimet e para në polici.

Bëhet me dije se janë arrestuar katër pjesëtarë të PSD-së, kryetari i kësaj force politike Dardan Molliqaj, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Korab Korça, Agron Kabashi dhe Gent Ibrahimi.

Në fjalën e tij gjatë protestës, Molliqaj akuzoi Vetëvendosjen për arrestimet nga Specialja të krerëve të UÇK-së.

 “Mos harroni, arrestimi i Thacit dhe të tjerëve që janë në Hagë ka qenë i mundshëm vetëm pas një fryme që ka ardhur VV-ja. Kur e panë që populli po e mbështet një subjekt politik që s’e mbështet luftën e UÇK-së, e panë që është e mundshme”, tha Molliqaj.

Kujtojmë se PSD është një parti e themeluar nga Katjusha Jashari, e cila jua dha atyre ish-vetëvendosësve të cilët u ndanë nga Albin Kurti gjatë një skizme të ak viteve më parë që pësoi VV, para se të vinte në pushtet. Molliaj ishte ndër ata që iu kundërvunë ashpër Kurtit e tani po tenton të jetë një lloj Kurti tjetër në kushte opozite, duke ndjekur të njëjtin model politik.

Por ndryshe nga Vetëvendosja origjinale, shtëpia e parë politike ku Molliqaj bëri emër, PSD-ja ende është larg të qënit faktor politik imponues, sado që ka zgjedhur të ketë anarkike. /tesheshi.com/    

You may also like