Protesta të dhunshme në Iran, policia përplaset me studentët në ditën e parë të universitetit

by admin
Spread the love

Policia iraniane u përball me studentët e një nga universiteteve më prestigjioze të vendit ditën e djeshme.

Raportet treguan se një numër i madh studentësh në universitetin Sharif në Teheran mbetën të bllokuar në parkun e makinave të kampusit.

Në rrjete soicale kanë qarkulluar disa video ku shiheshin studentët që i largoheshin policisë së dhunshme.

“Iran International” citon raporte që thonë se forcat e sigurisë sulmuan konviktet e studentëve dhe qëlluan me armë në konviktet e tyre. Raporte të tjera përmendin përdorimin e gazit lotsjellës ndaj protestuesve.

E diela ishte dita e parë e semestrit për shumë studentë që ndiqnin për herë të parë universitetin Sharif.

Turmat ishin mbledhur jashtë portës kryesore të kampusit në orët e vona të mbrëmjes, pasi dëgjuan për përleshjet.

Protestat antiqeveritare shpërthyen në Iran në shtator pas vdekjes së një 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila u arrestua nga policia e moralit.

E reja ra në koma disa orë pasi policia e moralit e arrestoi për dyshimin se kishte thyer rregullat e vendosjes së shamisë.

Sipas BBC, thuhet se Amin është goditur në kokë me shkop, gjatë arrestimit, ndërsa e kundërta u deklaruar nga organet kompetente të cilat si shkakun e vdekjes përcaktuan arrest kardiak (sulm në zemër).

Protestat nisën në funeralin e saj dhe janë përhapur në të gjithë vendin për t’u bërë trazirat më të këqija që janë parë në vend prej vitesh.


Top Channel

You may also like