“Protesta për PD-në do të vazhdojë”, ish-deputeti demokrat del me paralajmërimin e fortë

by admin
Spread the love

Anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Klevis Balliu paralajmëron se protesta për PD-në do të vazhdojë dhe sipas tij policia e Edi Ramës mund ta vonojë, por nuk mund ta ndalojnë.

Ai tha se deputetët demokratë janë ndaluar të futen në selinë e PD-së duke kërkuar që të merret leje te Gazment Bardhi.

Deklarata e Balliut:

“Protesta do të vazhdojë dhe policia e Edi Ramës mund ta vonojë, por nuk mund ta ndalojnë protestës. Derën mund të ma mbyllin, prandaj unë do ta shqyej, se unë jam demokrat dhe nuk mund të më mbyllet dera e partisë.

Kanë shkuar deputetët dhe nuk u është hapur dera e partisë. Doli Gaz Bardhi dhe tha se nuk kanë marrë leje për të futur në PD. Kush është ai që duhet të marrim leje tek ai? Nuk mund të ketë dyer të blinduara në PD, kur lejoheshin të futeshin vetëm njerëzit e Lulit.”, tha Balliu.

You may also like