Protesta në PD, procedohen penalisht Gazment Bardhi dhe Flamur Noka

by admin
Spread the love

Mes të proceduarve për protestën dhe përplasjet që ndodhen më 8 janar në oborrin e Selisë Blu, janë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi dhe deputeti demokrat Flamur Noka.

Për rastin në fjalë, policia ka njoftuar se 34 persona janë vënë në pranga dhe 18 të tjerë janë proceduar penalisht.

Sipas policisë Bardhi akuzohet për shkelje të rregullave mbi lëndët pl**asëse dhe djegëse dhe radioaktive, ndërsa Noka për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit:

G. B., për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm e lëndëve të tjera”;

F. N., për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, thuhet në njoftimin e policisë
Vijon…

You may also like