Protesta kundër Vuçiqit në Beograd, Petkoviq: As Kurti s’do të dinte më mirë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Drejtori i zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, ka hedhur kritika të rënda ndaj protestuesve të sotëm serbë në Beograd, të cilët sipas tij “kërcënuan me vdekje presidentin e Serbisë”, Aleksandar Vuçiq.

Në njoftimin dërguar mediave, Petkoviqi ka thënë po ashtu se protesta e sotme nuk ka mundur të planifikohej më mirë as nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Tërbimi antiserb i sotëm i opozitës, grupeve ekstremiste dhe mbetjeve të regjimit të mëparshëm para ndërtesës së Presidencës, me rastin e Mbledhjes dhe Ditës së Shtetësisë Serbe, nuk mund të ishte planifikuar më mirë as nga Albin Kurti. Edhe të parët edhe i dyti kanë një objektiv të përbashkët – presidentin Aleksandar Vuçiq për shkak të luftës së tij të palëkundur për Kosovën”, tha ndër të tjera Petkoviqi në një deklaratë për media, raporton “Novosti”, transmeton Klankosova.tv.

“Huliganizmi i koalicionit antiserb tregoi sonte se programi i tyre i vetëm është thirrja për të vrarë presidentin Vuçiq. Për këtë arsye institucionet kompetente të Serbisë duhet të reagojnë urgjentisht”, u shpreh ai.

Sipas Petkoviqit, të kënaqur nga kjo protestë janë vetëm shqiptarët.

“Sot, çdo patriot dhe serb i sinqertë është i neveritur nga partia destruktive, e urryer ultra e djathtë në Beograd, por janë shumë të kënaqur në Prishtinë”.

“Ndërsa përfaqësuesi i Kurtit kërcënoi presidentin serb Aleksandar Vuçiq, vëllain dhe djalin e tij me hakmarrje, tani kjo politikë është trashëguar dhe pasuar nga eksponentët e Prishtinës në Beograd. Sonte e kanë treguar qartë se kush janë dhe për interesat e kujt punojnë, dhe këto nuk janë interesa të popullit serb në Kosovë”.

“Dhe pikërisht ata që thonë se duhet ta mbrojnë Kosovën”, thotë Petkoviqi, “e bëjnë këtë duke shkuar në dorën e Kurtit dhe duke sulmuar njeriun që është diga e vetme e të ashtuquajturës Kosovë e pavarur dhe e politikës së serbo-urrejtëse të Kurtit”.

Kreu i kësaj zyre tha se Vuçiqi “sot është në shënjestër të batakëve dhe të egërve” për shkak të luftës së tij kundër pavarësisë së Kosovës, por shton se serbët në Kosovë presidentin serb sot “e mbështesin edhe më fort, sepse nuk duan që Kurti dhe eksponentët e Kurtit t’ua hartojnë fatin”.

Në orët e mbrëmjes, djathtistë serbë protestuan në Beograd kundër dialogut me Kosovën. /Klankosova.tv

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like