Protesta e dhunshme para selisë së PD, Kreshnik Spahiu zbulon skenarin e Berishës: Sulmoi godinën se kishte këto dy qëllime

by admin
Spread the love

Analisti Kreshnik Spahiu i ftuar në emisionin Zona Zero ka komentuar protestën e 8 janarit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha për të rimarr PD-në dhe Lulzim Bashën, Spahiu ka evidentuar 2 qëllimet e Berishës pse sulmoi godinën e selisë blu.

Sipas tij e para është që Basha t’i kërkonte ndihmë policisë dhe shtetit, për të treguar kështu që kreu i PD-së dhe Rama bashkëpunojnë dhe arsyeja e dytë sipas Spahiut ishte dëshira e Berishës për tu arrestuar nga policia.

Një veprim ky që nuk ndodhi.

“Berisha ka patur dy qëllime që sulmoi godinën. Ai ishte i sigurt që policia do ndërhyjë dhe që nuk do arrinte ta merrte godinën, as zyrën e Lulzim Bashës.

Do thoni ju pse e bëri?

Shumë e thjeshtë! Berisha e tregoi atë forcë për të detyruar Bashën t’i kërkojë ndihmë shtetit dhe policisë, dhe ti tregojë militantëve që Basha dhe Rama janë një palë. Berishës nuk i interesojnë elektorati gri, apo të rinjtë por militantët e tij.

Qëllimi i dytë ishte që Berisha uronte që ta ndalonte dhe ta arrestonte policia.

Besoj se policia dhe Rama nuk ia dhanë këtë mundësi. Nëse kjo do të ndodhte çështja do të politizohej.

Berisha mund të bënte dhe një greve urie por nuk e bëri, sepse kërkonte që të ndërhynte policia e shtetit.”– tha Spahiu.

You may also like