Protesta e dhunshme e Berishës para selisë së PD-së: Zbulohet SMS që Ervin Salianji i dërgoi Gledis Nanos

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i ka dërguar një mesazh në telefon, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nanos për ndihmë gjatë protestës së 8 janarit në oborrin e PD-së.

Nga burimet të sigurta bëhet me dije se më pas PD doli me thirrje për ndërhyrje nga Policia.

“Sali Berisha po rrezikon jetën e dhjetëra demokratëve me aktet e dhunës së sotme! Me një akt të paprecedentë, mercenarët nën urdhrat e tij, po sulmojnë godinën e Partisë Demokratike, duke vënë në rrezik real jetën e drejtuesve më të lartë të Partisë Demokratike në qendër dhe në rrethe, si dhe të dhjetëra demokratëve të tjerë. Gjakderdhja duhet ndalur nga institucionet ligjzbatuese! I bëjmë thirrje institucioneve të ndërhyjnë për të shmangur viktimat e dhunës së Sali Berishës mes demokratëve!”-shkruante Salianji në SMS-në e dërguar Gledis Nanos të shtunën e 8 janarit.

You may also like